Si të silleni në lidhje, me një mashkull nga Ballkani?

Burrat nga Ballkani gjithmonë mendojnë se kanë të drejtë, dëshirojnë që t’ju testojnë në çdo hap dhe të ju kontrollojnë.Më poshtë do t’i lexoni disa këshilla praktike se si të komunikoni me mire dhe si t’ju afroheni atyre.

Le të jemi të sinqertë: ata janë simpatik, sharmantë e sexy por edhe gjithashtu zemërohen shpejtë.Por ndonjeherë zemërimi dhe irritimi i  papritur do t’ju kujtoj kohen e femijerisë kur ateherë djemtë i ngacmonin vajzat e ato iu zemëroheshin atyre por kjo fshehurazi iu pelqente atyre. Sikleti i tyre në lidhje me çdo gjë në jetën e tyre është e gjitha vetëm aktrim dhe më e rëndësishmja, sfidë. Duke marrë në tërësi, ata janë meshkuj të pamohueshëm të bukur dhe të pashmangshëm, por nuk duhet të mashtroheni, ata janë edhe krijesat më të vështira në këtë planet.

Bëhu mashtruese

Përderisa shumica e njerëzve përgjigjen mirë në flirtim, mashkulli i Ballkanit dëshiron një sfidë më të madhe. Nëse në fillim tregoni që jeni e interesuar atëherë eshte më mire të prisni ftesën e tij per të dalur në qytet, mjafton shikimi dhe shfaqja e interesit ndaj tij ai do t’ju ftojë por jo ju ta ftoni atë, për të nuk është ashtu si ai dëshiron dhe ftesa mund të mos pritet mirë nga ai.

Kënaqeni natyrën e tij konkurruese duke e lejuar që të mendoj se ai fitoi. Sa më shumë që ta injoroni, aq më shumë ai do të jetë i interesuar.

Hutojeni

Ai do të dëshironte konfirmimin se ju e pëlqeni atë, por sa më shpejt që ai e merr, do të shtiret që atij nuk i pëlqeni.

Kjo është arsyeja pse ju duhet të shtireni që nuk jeni e interesuar për te se nese iu veren ai që e pëlqeni ai mendon që tashmë ju ka “nxënë”, prandaj provoni durimin e tij. Kur do te kaloni fazat e njohjes atehere ai e din që mendoni seriozisht.

Kini kujdes

Tani pasi që ju ka, ky djalë seriozisht do të testojë durimin tuaj ai do të mundohet qe t’ju bëjë të qeshni edhe atëherë kur ju jeni shum e nervozuar vetëm e vetëm për ta testuar nivelin e tolerancës tuaj (Ai mendon që është duke bërë hulumtime të ligjshme.) Në realitet, qëllimi i vetëm i kësaj është që të zbavitet ai, kështu që nuk duhet që ta merrni seriozisht.

Ai mendon se gjithmonë ka të drejtë!

Kur ai nuk ka të drejtë nuk e pranon asnjeherë se mund të jetë gabim prandaj per këtë mund të jetë keq i disponuar për një kohë të gjatë. Pavarësisht se ai e ka gabim ju pretendoni sikur ai ka të drejtë sepse kjo është mënyra më e lehtë për t’iu shmangur grindjeve.

Gjeni një ekuilibër

Ai pret gjithashtu që femra e tij të jetë një vajzë që është si nëna e tij, një vajzë që gatuan byrek të mrekullueshëm, por të jetë edhe seksualisht aktive. Të jetë e arsimuar, por jo mjaftueshëm e arsimuar për tia hedhur poshtë mendimin e tij; e nënshtruar mjaftueshëm për të bërë atë të ndihet si një burrë, por jo e nënshtruar deri në pikën për të eliminuar sfidën mes tij dhe saj.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button