Japonia dhe Greqia ndajnë pikët

Japonia dhe Greqia kanë luajtur baraz në ndeshjen e fundit të raundit të dytë të grupit C.

Kolumbia dje e siguroi kualifikimin për rrethin tjetër pasi që mundi Bregun e Fildishtë dhe ata do të takohen me Japoninë në rrethin e fundit, skuadër kjo që do ta kërkojë fitoren duke pritur ndonjë gabim eventual të Bregut të Fildishtë me Greqinë.

Pjesa e parë e këtij takimi shkoi me një dominim më të madh në posedim të Japonisë. Kastsouranis u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 39 ku Greqia luajti me një lojtarë më pak nga kjo minutë. Këtë nuk e shfrytëzuan japonezët të cilët dominuan edhe në pjesën e dytë.

Kjo bën që këto dy skuadra momentalisht të kenë nga një pikë, por ato janë në lojë për t’u kualifikuar rrethin tjetër për shkak se do të luftojnë të fitojnë, Japonia kundër Kolumbisë dhe Greqia kundër Bregut të Fildishtë në mënyrë që eventualisht të marrin katër pikë dhe të kualifikohen nga pozita e dytë për në rrethin tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button