Meshkujt i përjetojnë sukseset e bashkëshorteve si dështime personale?

Problemi i përjetshëm i meshkujve – nuk mund të përballen me superioritetin e gruas! Tani kjo është vërtetuar edhe me shkencë!

Vetëbesimi i meshkujve mund të shembet me suksesin e partneres së tyre, ka treguar hulumtimi i ri të cilin e ka bërë asociacioni i psikologëve në Amerikë.

Femrat përkundrazi, janë ndjerë më mirë në lidhje kur partnerët i kanë pasur të suksesshëm.  Hulumtimi i bërë me gati një mijë heteroseksualë ka treguar se meshkujt kanë problem të madh me vetërespekt kur partneret e tyre ia dalin në ndonjë punë të cilës i janë sulur.

Ka kuptim në atë që meshkujt ndihen të diskriminuar nëse femra e tyre apo bashkëshortja ia dalin në diçka që ai nuk ka mundur, ka thënë Kejt Ratlif, autorja kryesore e këtij lloj studimi në Universitetin e Floridës.

“Ky studim ka treguar që meshkujt e ndjejnë suksesin e partneres si dështim personal”.

Eksperimenti i bërë në Holandë dhe në Universitetin e Virxhinias ka treguar gjithashtu rezultate befasuese. Çiftet kanë zgjidhur një test të caktuar, dhe secilit prej tyre veçanërisht i është thënë se si partneri apo partnerja e tyre me poenat e fituara në test është ndër të parët apo në 12 për qindshin e fundit  nga të gjithë studentët e universitetit.

Edhe pse nuk ka pasur ndryshime të dukshme në kuptimin e tyre, ndërdija e reagimit të meshkujve ka treguar që me siguri janë ndjerë keq pasi që i është thënë që partnerja e tyre ka arritur të radhitet ndër 12 të parët.

Lajme të ngjashme

Back to top button