Murati përsëri vishet kuqezi

Mevlan Murati menjëherë pas prezentimit të premten do t’i bashkohet skuadrës në fazën e dytë përgatitore në Bansko të Bullgarisë. Ai është përforcimi i katërt i Shkëndijës në këtë merkato, pas Berishës, Kavdanskit dhe Mitrovit.

Drejtuesit e klubit bëjnë goditjen e rradhës duke kthyer në skuadër mbrojtësin e krahut Mevlan Muratin. Shkëndija pretendon të ndërtojë skuadër të fuqishme dhe në këtë drejtim angazhimi i futbollilstëve kualitativ është prioritet. Negociatat ndërmjet drejtuesve të Shkëndijës dhe futbollistit kanë sjellë marëveshje të shpejtë, kështu që tetovari vendos të rrikthehet në klubin amë pas vetëm një viti të kaluar në kampionatin elitar të Shqipërisë. 20-të vjeçari ka kaluar gjithë kategoritë e reja në rradhët e Shkëndijës, para se të sezonin garues 2012/2013 të debutojë për ekipin e parë  ku u promovua si një prej futbollistëve më premtues. Problemet finansiare dhe organizative verën e kaluar bënë që shumë futbollistë të kërkojnë mjedis të ri, ashtu që Murati firmosi me Partizanin e Tiranës. Paraqitjet e mira me Partizanin bënë që të vinte ftesa për të luajtur në kombëtaren e shpresave të Shqipërisë, edhe pse më herët Murati kishte luajtur për kombëtaret U17 dhe U19 të Maqedonisë.

“Jam shumë i lumtur që rrikthehem përsëri në shtëpinë time dhe në klubin ku i bëra hapat e parë të futbollit. Ndjeja sikur nuk kam kryer misionin tim në këtë skuadër dhe për këtë falemenderoj kryesinë që më mundësoi të vesh përsëri këtë fanellë. Me ardhjen e sponsorit të ri, Shkëndija rritet në një skuadër evropiane dhe unë do të jap gjithçka nga vetja që së bashku të realizojmë ambiciet e kryesisë“, deklaroi futbollisti i ri i Shkëndijës, Mevlan Murati.

Ai menjëherë pas prezentimit të premten do t’i bashkohet skuadrës në fazën e dytë përgatitore në Bansko të Bullgarisë. Murati është përforcimi i katërt i Shkëndijës në këtë merkato, pasi paraprakisht me ‘kuqezinjtë’ u bashkuan mbrojtësit Sedat Berisha dhe Martin Kavdanski, si dhe mesfushori Ivan Mitrov./Kf Shkendija

Lajme të ngjashme

Back to top button