RDSH Saraj reagon pas lajmit se Sela do ta vizitojë këtë fshat

Pasi që u bë e ditur se Ziadin Sela nesër do të qëndrojë në fshatin Saraj, në sajë të iniciativës së tij për demokratizimin e Partisë Demokratike Shqiptare, ka reaguar Rinia Demokratike e fshatit Saraj.

“Ata që organizojnë takimin me Ziadin Selën në Saraj, nuk janë përfaqësues legjitim të PDSH-së dhe asnjëri nuk është në kryesinë e Degës së Sarajit të PDSH-së, apo në ndonjë organ më të lartë. Nuk kanë të drejtë legjitime të flasin në emër të RDSH-së apo në emër të partisë tonë. Në kemi liderin tonë Menduh Thaçi dhe lusim simpatizantët mos bien pre e manipulimeve të personave që flasin në emër të partisë tonë” shkruhet në reagimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Un jam perkrahes i Ziadin Seles edhe jam anetar me libreze partie te PDSH dhe do ta perkrah deri ne fund Ziadin Selen sepse Menduh Thaci na e beri tradhetine me te madhe qe nuk hyri ne Qeveri edhe pse takimet qe i bente ishin per interesa personale.Menduh Thaci duhet ta dorezoje postin e kryetarit te partis sepse vazhdimisht PDSH mer me pak vota dhe shkak i kesaj humbje eshte vetem Menduh Thaci,dhe ne si anetare te partise te vetme Nacionaliste Shqipetare ne Maqedoni nuk mund te presim gjithe jetes per te fituar.Sa per reagimin e RDSH Saraj,ky reagim ka ardhur me urdher te Menduh Thacit.

Back to top button