Hitzfeld: Zvicra pa lojtarët e huaj do kishte probleme

Ottmar Hitzfeld në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Francën e nis me një thumbim kundrejt të gjithë atyre që thonë se lojtarët e përfaqësueses nuk e ndjejnë himnin e Zvicrës.

Futbollistë të tillë si Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Gokhan Inler u paragjykuan se nuk e këndojnë himnin megjithatë 65-vjeçari gjerman nuk ndan të njëtin mendim.

“Pa emigrantët do të kishim probleme edhe për tu kualifikuar në Botëror. Zvicra është e lumtur që i ka në përbërje këta futbollistë dhe që janë përshtatur kaq mirë me skuadrën. Kjo vlen edhe për popullin zviceran”.

Përsa i përket takimit me Francën Hitzfeld deklaroi se Didier Deschamps ka ndërtuar një ekip shumë të fortë që edhe skuadrat më të mëdha të Botës e kanë shumë të vështirë ta mposhtin, megjithatë ai shtoi se Zvicra e tij do të japë gjithçka për të dalë e fituar nga kjo sfidë.

Lajme të ngjashme

Back to top button