Zëri i kosovares pushtoi zemrat e jurisë në festivalin ndërkombëtar

Finalja e edicionit të 12’të të festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës u zhvillua në Rumani në sallën e koncerteve Sala Palatului.

Pjesëmarrësja për Kosovën ishte nxënësja e Institucioneve Arsimore „Gulistan“ , Anita Syla (ISP).Performansa e saj në skenë gjatë interpretimit të këngës „Firuze“ u mirëprit me duartrokitje të mëdha nga publiku. Ndërsa Juria e vlerësoi zërin e Anitës me pikët maksimale.

Në këtë garë finalja e së cilës është mbajtur më 15 qershor, në Bukuresht të Rumanisë kanë marrë pjesë 185 vende nga mbarë bota.Duke përfshirë edhë këtë medalje numri i medaljeve të fituara në gara të ndryshme brenda vitit nga nxënësit e Kolegjit Mehmet Akif dhe ISP është: 10 medalje ari, 7 medalje argjendi dhe 4 medalje bronzi.

Pas përfundimit të programit Anita shprehu se ishte shumë e lumtur që mori çmimin e parë. Ajo tha që krijoi shumë miqësi të reja gjatë qëndrimit 5-ditor në Rumani dhe ishte e mërzitur që duhej të largohej.

Në tre ditët e ardhshme Anita Syla do të jetë pjesëmarrëse në programe të ndryshme që do të mbahen në qytetet e Gjermanisë.
Në program ishin të pranishëm shumë personalitete të shquar si nga ajo politike ashtu edhe kulturore të Rumanisë si Ministrja e Punëve Sociale Aurelia Cristea, Prefekti i Bukureshtit Paul Nicolae Petrovan, ish- Kryeministri i Rumanise, Kandidati për President në Rumani Mihai Razvan Angureanux, Deputetja e Bashkimit Evropian Clodia Tapardel etj.

Pas përfundimit nxënësit u larguan për në Gjermani ku do të bëhet programi mbyllës në fundjavë./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button