Banorja e Lazaratit për “A1 Report”: Ndihemi të frikësuar dhe me ankth

Në ditën e pestë të aksionit të policisë në Lazarat, një banore thotë për “A1 Report”, se ndihen të frikësuar, edhe pse nuk kanë braktisur banesën e tyre.

Banorja e Lazaratit, thotë se familja e saj nuk ka mbjellë bimë narkotike, dhe se jetojnë duke u kujdesur për 70 krerë dhi.

Lazaratasja thotë se policia mund të ushtrojnë kontroll në banesën e saj, ndërsa shprehet se “policia të vijojë të ushtrojë kontrollet e saj në Lazarat dhe të largohet, pasi ne nuk mund të jetojmë kështu me këtë ankth dhe frikë”./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button