Gjendet i vdekur një person, u mbyt në lumin “Drini i Zi” në Strugë

Sot pasdite është gjetur i vdekur një burrë reth moshës 60 vjeçare në ujërat e lumit “Drini i Zi” në Strugës.
Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar edhe policia e Ohrit, por ende nuk dihet identiteti i njeriut të mbytur.

Sipas dëshmitarëve okularë trupi është parë duke lundruar në ujërat e lumit, dhe menjëherë është njoftuar edhe policia. Jozyrtarisht bëhet e ditur se tek trupi i njeriut të mbytur ka gjurmë të dhunës.

Policia informoi se do të ketë informata më të detajuara sapo të përfundojë hetimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button