Në grupin e vdekjes, “vdes” Anglia

Ndeshja në mes shpikësve të futbollit Anglisë dhe kampionit të parë botëror Uruguajit, aryetoj nofkën e Grupit D, si “Grupi i vdekjës”.

Pas ndeshjeve të para të Grupit, të cilat kënaqën shikuesin me futboll të bukur, edhe një ndeshje për infrakt u zhvillua në Sao Paolo. “Grupi i vdekjës”, përbiu Anglinë e cila u mposht për të dytën herë rradhazi me çrast do ti bashkohet Spanjës dhe së shpejti do të rikthehen në shtëpi.

Gjatë gjithë ndeshjës u luajt futboll atraktiv, me tempo të jashtëzakonshëm ku të dy skuadrat kërkonin vetëm fitorën, prandaj shikuam futboll të hapur me raste të shumta që kënaqi gurmanët e futbollit.

Pas disa rasteve të krijuara nga të dyja anët ishte Uruguaji ai i cili me golin e Luis Saurez 39′, shkoi në pushim me epërsi minimale.

Fillimi i pjesës sëdytë filloi me një dominim të uruguajnëve të cilët krijuan dy raste të mira shënimi sidomos me Cavanin i cili ka mundur të shënoi shumë lehtë golin e dytë për të tijët.

Në vazhdim ishte Anglia ajo e cila morri lojën nën kontrollë.Fillimisht Ronney ka mundur të barazoi rezultatin, mirëpo i vëmendshëm u tregua portieri Muslera.

Por, vetëm pas disa minutash lojë sulmuesi i Man United, Rooney 75′ arriti të barzoi rezultatin.

Ishte Luis Saurez ai që gëzimin i’a mohoi anglezëve. Vetëm 10 minuta nga kjo periudhë ndeshja ishte e barabartë, ngase Suarez me një supergolë shënoi për fitorën e madhe të Uruguajit.

Tani Uruguaji ka 3 pikë aq sa dhe Italia e Kosta Rika, kurse Anglia është në pozitën e fundit dhe tashmë është dorëzuar në luftë për Kombëtarën më të mirë të Botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button