Një parti e re në Maqedoni po del në pah?

Përmes fletushkave të shpërndara në qytetet e Maqedonisë perendimore, nga “Këshilli nismëtar për themelimin e subjektit të ri shqiptar në Maqedoni“, siç paraqitet në këto fletushka, po fillojnë aktivitetet politike të një partie të re ende të panjohur për opinionin?
Apeli i tyre përmban akuza kundër BDI-së dhe PDSH-së, për nënçminin dhe poshtërimin e populli shqiptar në Maqedoni, sidomos me votimin e qeverisë për mandatin e ardhshëm katërvjeçar që u bë sot në Parlamentin e Maqedonisë.

“Kjo është ditë zie për gjithë shqiptarët e Maqedonisë, ne asnjëherë më shumë se sot nuk kemi qenë të nënçmuar dhe poshtëruar, ne ua dhamë atyre 220,000 vota, ndërsa ata na dhanë neve katër vite zie. Le të mbahet mend kjo datë dhe të shënohet si ditë zie për ne”! thuhet mes tjerash në këto fletushka.

Zërat për themelimin e një subjekti të ri politik shqiptar në Maqedoni, janë shtuar në opinion që pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku të gjitha partitë shqiptare shfaqën hapur interesin për tu bërë pjesë e qeverisë, situatë kjo që linte shqiptarët e Maqedonisë pa opozitë.

Lajme të ngjashme

Back to top button