Mirsada Emini – Asani, pranon mandatit për deputet, RDK paralajmëron masa disiplinore

Kandidatja për deputet në listën zgjedhore të RDK, Mirsada Emini – Asani, ka pranuar mandatin e deputetit në Parlamentin e Maqedonisë.

Nënkryetari i KSHZ, Subhi Jakupi, thotë për Portalb, se Komision për çështje zgjedhore dhe emërime në Parlament, ka kaluar procedurat për mandatin e kërkuar nga deputetja Mirsada Emini-Asani.

Përfaqësues të RDK-së, thonë se Mirsada Emini ka shpërfillur vendimin e partisë për kthimin e mandatit të deputetit.

Kryetari në detyrë i RDK-së, Vejsel Memeti, thotë për Portalb se partia do të shqyrtojë rastin e marrjes së mandatit nga Mirsada Emini-Asani dhe do të ndërmarrë masa disiplinore kundër saj.

RDK fitoi një mandat deputeti në Njësinë Zgjedhore numër 6, por bartësi i listës, Rufi Osmani,  ish kryetar i kësaj partie, para themelimit të përbërjes së re parlamentare, dha dorëheqje, ashtu si dhe 20 kandidatët e listës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button