Lazarat, policia mësyn qendrën e fshatit, i afrohet banditëve (FOTO)

Policia duket se po realizon misionin final duke ndërhyrë në qendër të fshatit të Lazaratit për të goditur grupin kriminal të trafikantëve që prej 5 ditësh, po bëjnë rezistencë të armatosur ndaj operacionit anti-kanabis të forcave speciale.

Policia e Shtetit ka fituar gjithnjë e më shumë terren karshi grupeve të armatosura të banorëve lazaratas. “A1 Report” ka transmetuar live momentet e ndërhyrjes së forcave speciale në fshatin e Lazaratit. Në pamjet e transmetuara, dukeshin qartë forcat e policisë të cilët kanë avancuar në brendësi të fshatit, duke iu afruar xhamisë nga ku dyshohet se qëllojnë grupet e banditëve..

Ndërkohë dy helikopterë po monitorojnë në ajër zonën perëndimore të fshatit, ku dyshohet se fshihen një pjesë e personave të armatasour. Aksioni ka ngushtuar rrethimin ndaj bandës së trafikantëve, me qëllimin që gjatë aksionit të mos ketë gjakderdhje

Gjatë aksionit të policisë në Lazarat
Gjatë aksionit të policisë në Lazarat

Helikopterrët gjithashtu po sjellin në fshatin Lazarat edhe forca shtesë, teksa mësohet se aksionit në terren i janë bashkuar edhe 200 efektive femra, të cilat do qëndrojnë kryesisht në zonat ku janë ngritur postoblloqet. Ndërkohë shumë banorëve kanë braktisur banesat e tyre, teksa janë kujdesur të djegin edhe sasitë e bimëve te canabisit të mbjellë në oborret e tyre.

Trembëdhjetë banditë, pjesë të grupeve kriminale që bëjnë rezistencë të armatosur duke qëlluar ndaj policisë janë arrestuar dhe mbi 13 ton kanabis e 80 mijë rrënjë bimë lëndë narkotike janë asgjësuar në 5 ditë superaksion të Policisë së Shtetit në fshatin e Lazaratit për të marrë nën kontroll çdo centimetër të fshatit famëkeq në luftën kundër kultivimit të drogës. Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në shtëpinë e Gate Mahmutajt, rezulton se është gjetur një armë zjarri tip pistoletë si dhe tre armë zjarri tip kallashnikov. Ajo që bën më shumë përshtypje, është gjetja e një radioje policie, nëpërmjet së cilës ata survejonin lëvizjet e efektivëve të policisë në terren, duke u vënë kështu në dijeni të veprimeve të tyre.

Gjatë aksionit të ditës së djeshme, (18 Qershor), të sjellë Live për të gjithë teleshikuesit në një transmetim maratonë në televizionin A1 REPORT u arrestuan 5 persona…mes tyre 17-vjeçarë dhe 19-vjeçarë, çka konfirmon dhe apelin e banorëve të fshatit të cilët përmes telefonatave në redaksinë tonë kërkojnë kapjen e grupit kriminal dhe “çlirimin” e fshatit nga adoleshentët e armatosur. Në mesin e të arrestuarve është dhe djali i të vetëdorëzuarit Gate Mahmutaj, i cili e mori këtë vendim pas negociatave në transmetim live me televizionin A1 REPORT. Policia tha se ka vënë në pranga 19 vjeçarin Vandam Mahmutaj ndërsa në banesën e tij janë gjetur sasi të mëdha droge, armësh e municionesh. Po dje ra në prangat e policisë së Shtetit dhe 48-vjeçari Hysen Çela i dyshuar si personi që ka qëlluar me snajper ndaj forcave speciale. Arrestimi i tij u mundësua pasi Çela tregoi për A1 REPORT vendondodhjen e tij, edhe pse mohoi të kishte lidhje me qendresën e armatosur kundër policisë.

Mbi 80 banesa të Lazaratit dhe një numër i konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit janë kontrolluar ku janë gjetur kanabis, armë madje dhe laboratorë të përpunimit të lëndës narkotike në supervila lukzose, e ku njëra rezultoi e Kujtim Mahmutajt, vëllait të Gate Mahmutajt, i cili u vetëdorëzua Live ndërsa negocionte në një lidhje të drejtëpërdrejtë telefonike me studion e A1 REPORT. / Shqiptarja.com

5 dite aksion ne Lazarat
5 dite aksion ne Lazarat

Lajme të ngjashme

Back to top button