Çfarë çuni i bukur!

Ami dhe Ermali publikojnë një foto të djalit të tyre Joel.

Ami dhe Ermali, një prej çifteve më të pëlqyer të showbiz-it shqiptar, kanë postuar sot në rrjetet sociale foton e djalit të tyre të vogël, Joelit.

Ka qënë moderatorja dhe ish-balerina Amarda Toska që ka postuar fillimisht në Instagram foton e saj me vogëlushin në krah e më pas Ermali e ka shpërndarë atë në pofilin e tij në Facebook duke e shoqëruar foton me mbishkrimin: “Ka disa jetë që të mbushin me jetë”.

Ami vetëm pak kohë më parë do të befasonte fansat në promovimin e numrit të 4-të të revistës “Ami”, një mbrëmje që bëri bashkë emra të njohur të ekranit tonë, me fustanin e saj të kuq pas trupit, që i tregonte më së miri format, një vit pas lindjes së djalit.

Ndërsa Ermali Mamaqi sapo ka përfunduar suksesshëm sezonin e parë të emisionit “6 ditë pa Ermalin”, Ami vazhdon të merret me menaxhimin e dyqanit të saj të nusërisë “Ami Event”, dhe flitet se në sezonin e ri televiziv, në vjeshtë, do t’i rikthehet ekranit si moderatore

Lajme të ngjashme

Back to top button