Top këshilla për bukurinë, nga Scarlet Johansson

Nga shumë preparate të kozmetikës, të cilat ekzistojnë në treg, Scarlet Johansson ka zgjedhur që, lëkurën e saj ta mirëmbaj me limon dhe uthull të mollës.

Në kohë të lirë, thotë ajo, i pëlqen të lexojë për mirëmbajtjen e lëkurës. Gjithashtu zbulon se më herët ka dashur të bëhet dermatologe. „Kur e ndihmoni dikë, i cili ka probleme me lëkurën, asaj, thjesht i vjen vullneti për jetë “, thotë Scarlet.

„Kam filluar të lexoj për mënyrat natyrale të mirëmbajtjes së lëkurës. Kjo është përfekte, për ato të cilat nuk dëshirojnë të përdorin preparate kimike“.

Prodhimet e preferuara të Scarlet, të cilat i përdor për mirëmbajtjen lëkurës së saj, janë- limoni dhe uthulla e mollës.

“Lëngu i limonit është i shkëlqyeshëm për zbardhje te lëkurës. Për të mos irrituar lëkurën, Ju duhet ta përzieni atë me ujë. Nëse keni lëkurë problematike apo pore të zgjeruara, mund të ju mund ta përdorni uthullen e mollës, e cila do të ju ndihmoj më shumë”.

Scarlet, opsesionin e vet me lëkurën e shpjegon nga përvoja e sajë me grimin e fortë që i bëhet gjatë xhirimeve të shpeshta, gjatë të cilave, siç thotë ajo, lëkura e saj mundohet, prandaj preferon që të përdorë produktet natyrale.

Lajme të ngjashme

Back to top button