Sela shpalos projektet e radhës me Shqipërinë

Kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela, sot realizoi takim me përfaqësues të OJQ-ve dhe përfaqësues të pushtetit lokal të Zonës ndërkufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Me ta veç tjerash nënshkroi edhe një memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e iniciativës për përforcimin e eko -kapaciteteve dhe shpalljes Park kombëtar të zonës malore Jabllanicë-Shibenik.

Përfaqësuesit e OJQ-vë nga të dyja anët e kufirit shpalosën para kryetarit të komunës së Strugës, planin e tyre për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm në këtë rajon ndërkufitar, duke theksuar dobitë shoqërore të kësaj iniciative, ata kërkuan që institucionet vendore në të dy anët e kufirit të japin kontributin e tyre për realizimin e këtyre nismave.

Sela shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur këtë iniciativë, duke theksuar se realizimi i këtij projekti do të stimulojë edhe zhvillimin e turizmit malor, që siç tha, “është një ndër prioritet e komunës së Strugës”.

Sela tha se institucioni që ai përfaqëson do të konkurrojë me projekt në Bankën botërore për të fituar mjete për asfaltimin e një pjese të rëndësishme të rrugës që çon në këtë zonë, ndërsa për të njëjtën iniciativë të shfrytëzohen edhe IPA fondet që ndahen nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button