Më shumë se 1 mijë persona kërkuan azil në Maqedoni

Edhe këtë vit do të shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, ndërkohë që vitin e kaluar në Maqedoni kanë kërkuar azil rreth 1 mijë e 400 persona, disa prej të cilëve janë ende në vend.

“Kryqi i Kuq i Shkupit tradicionalisht çdo vit në bashkëpunim me Komisionerit të Lartë për Refugjatë i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shkup, shënon Ditën Botërore të Refugjatëve, 20 qershor”, ka njpftuar Kryqi i Kuq.

Këtë vit ngjarja do të shënohet në Qendrën Vero,  ndërsa do të ketë një shpërndarje të materialeve promovuese, balona. Do të marrin pjesë përfaqësues të UNHCR-së, Kryqit të Kuq të Shkupit, si dhe institucione të tjera që punojnë me refuzhatët.

Në të gjithë botën ka rreth 34 milionë refugjatë të zhvendosur në rreth 125 vende. Si rezultat i krizës në Siri, 2.7 milion njerëz ishin zhvendosur në vendet fqinje.

Lajme të ngjashme

Back to top button