Mbani formën gjatë pushimeve verore edhe duke ngrënë!

Përdorni disa nga strategjitë të shënuara më poshtë, të cilat do të ju bëjnë që ju kur të ktheheni nga pushimet të dukeni e ripërtërirë dhe jo e fryrë.

1. Prioritizoni

Mbani rutinën tuaj normale – hani një mëngjes dhe drekë të ngjashme me atë që ju do të hani në shtëpi. Ruani “dëmin” për darkë, pasi që darka edhe ashtu është më tepër argëtuese kur ju jeni në pushime.

2. Përmirësoni gabimet duke ngrënë

Nëse ju do të keni një drekë të madhe dhe të fortë, atëherë në mbrëmje ju duhet të përdorni ushqim të lehtë. Rregulli është që, pas çdo përmbushjeje të knaqshme, vakti tjetër duhet të jetë një resetim i shëndetshëm i trupit.

3. Ruaje për më vonë

Ju hani jashtë shumicën e vakteve, prandaj keni kujdes pasi që proteinat janë dy herë më të shumta, sesa kur ju hani nga një pjatë.

4. Alternativa

Gjatë pushimeve, “happy hours” zakonisht fillon nga 2 apo 3 pasdite, dhe ne plotësisht e miratojmë (pëlqejmë) këtë. Por ju nëse jeni aty për një natë të gjatë duke pirë, bëni një zevendësim të pijeve alkoolike me ato joalkoolike.

5. Kënaquni

Nëse pija juaj e preferuar, është një bombë me kalori, si “pina colada”, ju mund ta përdorni një, pastaj zëvendësoni atë me një pije të lehtë si vodka soda me linom, ose një shampanjë proseco (vetëm 85 cals!), verë të bardhë apo lëng frutash.

6. Mbushuni (ngopuni) lehtë

Shuani joshjen nga mezet e rënda, duke i plotësuar ato me pije freskuese plazhi me fruta, lajthi, ëmbëlsira dietale nga drithrat (18 Rabbits është e rekomanduar), dhe sanduiqe.

Lajme të ngjashme

Back to top button