Fundi i një cikli, apo fazë tranzicioni për Spanjën?

Brezi i Xavit, Iniestës, Casillas, Ramos, Torres dhe Pique, la pas edhe Gjermaninë e famshme të viteve 70.

Asnjë skuadër kampione e Botës në fuqi nuk ishte eliminuar nga Botërori ende pa u luajtur sfida e fundit në grup. Kjo statistikë e vë në një pozicion shumë të vështirë Spanjë, skuadrën kampione të gjithçkaje, që kishte fituar tre trofe madhorë radhazi, dy europiane dhe në mes një Kupë Bote. Brezi i Xavit, Iniestës, Casillas, Ramos, Torres dhe Pique, la pas edhe Gjermaninë e famshme të viteve 70, që fitoi Europianin e 72, Botërorin e 74, për t’u ndalur më pas në finalen e Euro 1976. Kjo skuadër e shfaq në mijë vjeçarin e tretë me hapin e Barcelonës, dhe jo vetëm sa u përket trofeve të fituar. Por me një lojë unike Tiki-Taka. E dashuruar dhe e urryer, por sigurisht më shumë e adhuruar. Sepse për ta aplikuar këtë stil loje, duhen lojtarë të klasit të lartë.

18 qershori 2014 do të mbahet edhe pas një shekulli si dita ku gjithçka mori fund. Edhe abdikimi i mbretit Juan Carlos, që ia delegoi pushtetin djalit të tij Felipe pas 39 vjetësh, do të kalojë në plan të dytë. Përballja me Kilin e nxori lakuriq Spanjën e madhe, duke treguar limitet e saj. Sikurse ndodhi me Barcelonën, që një vit pas largimit të Pep Guardiolës shënoi fundin e një cikli të papërsëritshëm. E lodhur në kokë dhe në këmbë. Dhe për ta ilustruar të shikosh pamjet e Xavi Hernandez në stolin e la Rojas në sfidën vendimtare të Grupit.

Pas senatorëve që do të dorëzojnë fanellën e kombëtares, janë projet të ndryshme që kanë në themel kampionë të rinj. Koke, Isco, Jese Rodriguez, Tiago Alcantara dhe Morata, janë prodhime origjinale, që e kanë ëndërr të përsëritin atë që arritën vëllezërit e tyre më të mëdhenj. Objektivi më i shpejtë është të kthehen në korsinë e duhur në Euro 2016, por ndërkohë 18 qershori do të mbahet në historinë e Spanjës jo vetëm për abdikimin e mbretit./ Supersport/

Lajme të ngjashme

Back to top button