Berisha kalon çdo cak: E ke gruan k***ë! Përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi (VIDEO)

Seanca e përjavshme parlamentare është kthyer në një makth për familjet shqiptare. Sidomos pas humbjes së zgjedhjeve, Sali Berisha nuk ka respektuar asnjë kod etik dhe moral në fjalën e tij në Kuvend.

Nisur edhe nga trajtimi i veçantë, ku atij i jepet fjala sa herë e kërkon, situatë ka degraduar në nivelet më të ulëta. Berisha ka sulmua çdo deputet socialiste që guxon t’i kundërvihet. Këtë herë në qendër të sulmit të tij ishte Erion Veliaj.

Berisha ka degraduar në fyerje dhe ofendime në deklaratën e tij drejtuar ministrit Veliaj, duke e quajtur bashkëshorten e tij k***ë dhe prostitutë.

Mes akuzave kundër qeverisë, se mbështet krimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, ish-kryeministri Berisha ofendoi ministrin e Mirëqenies Sociale dhe bashkëshorten e tij.

Vendimi për përjashtimin nga Kuvendi

I menjëhershëm, ishte dhe reagimi i kryetarit të Kuvendit,  i cili ndërpreu menjëherë seancën duke mos lejuar vazhdimin e fjalorit banal të ish-kryeministrit dhe duke e përjashtuar 10 ditë nga Parlamenti.

“Për arsye se seanca rrezikonte të degradonte dhe pas fyerjeve krejtësisht të papranueshme që Berisha përdori, edhe me kërkesën e krerëve të grupeve parlamenteare të PS dhe LSI dhe me inciativën time, kërkova mbledhjen e Byrosë dhe Byroja në përputhje me nenin 65 pika 2: Kur deputeti fyen deputetët e tjerë ndalohet të marrë pjesë në seancën plenare dhe në komisione me 10 ditë. Kështu Byroja e Kuvendit vendosi, natyrisht pa marrë miratimin e anëtarëve demokratë, Edmond Spahos dhe Tritan Shehut, që: Berisha për shkak të fyerjeve dhe sjelljes së tij të ndalohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit dhe komisionet parlamentare në 10 ditë duke filluar nga sot”, tha kryeparlamentari Meta në rinisjen e seancës plenare.

Meta gjithashtu i bëri apel deputetëve të tjerë që: “Të jenë sa më të përmbajtur, të mos kalojnë në fyerje personale, të papranueshme se nuk është në favor të këtij institucioni të rëndësishmë siç është Kuvendi” .

Berisha: Asgjë në botë s’më pengon të them të vërtetat

Veliaj: Më vjen keq që duhet të dëgjojmë këto poshtërsi

Ndërkohë menjëherë pas daljes nga kuvendi, Berisha u shpreh për gazetarët se:

“Edi Rama i tha në sytë e tij prostitutë dhe ai s’çeli gojë fare. Bërtiste mbrapa se thash të vërteta që u digjnin, në këtë kontekst unë jam këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se asgjë në botë nuk do më pengojë mua të them të vërtetat publike që janë të rëndësishme. Kryeministri pasi ka shkëmbyer me të gjitha sharjet, i është kthyer dy zonjave me fjalë më të ulëta. Nuk preken me ato që i thotë kreu i tyre po preken se pse bëhen publike pavarëisht se kanë ndodhur në ambjent publik në sy të 22 vetëve. Kur një kryeministër e lejon veten të thotë gjëra të tilla, ai e meriton të demaskohet dhe unë s’i kam thënë si kryeministër një fjalë të tillë”.

I menjëhershëm ishte dhe deklarata e ministrit Veliaj i cili Refuzoi të jetë e vërtetë ajo çfarë Berisha tha për kryeministrin Rama, duke  e quajtur “shpifje për gjëra të pavërteta”. Ai deklaroi se bëhej fjalë për  një darkë, për nder të Tedi Papavramit, ku kryeministri Rama, Adi Krasta dhe bashkëshortja e Veliajt, Xoxe ishin prezentë. Ai u shpreh krenar për kryeministrin, i cili ka një respekt të madh për gruan e tij.

Veliaj gjithashtu deklaroi se nuk ka pranuar që të jetë pjesë e një kulture të tillë, që të jep të drejtë të merresh me gratë dhe fëmijët e të tjerëve: “Refuzoj të bëhem pjesë e një kulture që merret me gratë dhe fëmijët e të tjerëve, është një kulturë e ndyrë. Kjo ishte një ditë e keqe për Saliun, një plak palaço që nuk u bë kurrë fisnik edhe pse ka zbritur në qytet”, tha Veliaj./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button