Posta e Maqedonisë përgatit tender për mbrojtjen e objekteve të saj

Nga ekspozitura Posta e Maqedonisë në Bit Pazar gjatë grabitjes së djeshme janë marrë 46.000 denarë, të cilët janë të siguruar, e jo siç u publikua 80.000 denarë, kumtoi sot Posta e Maqedonisë.

Me qëllim që të zvogëlohet numri i grabitjeve, Posta e Maqedonisë përgatit tender për mbrojtjen e objekteve të saj.

“Bëhet fjalë për sistem të integruar tre shkallësh të mbrojtjes, me të cilën do të mbulohen të gjitha njësitë e rrjetit postar në ndërmarrjen Posta e Maqedonisë, me të cilën supozojmë se numri i grabitjeve i cili në kohët e fundit edhe ashtu është zbritur në minimum në të ardhmen nuk do të paraqesin rrezik për të punësuarit. Gjatë periudhës së kaluar punohej në plotësimin edhe të
akteve interne të Shoqatës me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga grabitje”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button