Gruevski: Rritja ekonomike prioritet i programit të përbashkët i dy partive të koalicionit

Gruevski: Programi qeveritar i dy partive të koalicionit ka prioritet ekonominë
Në fjalën e tij para deputetëve, kryeministri Nikolla Gruevski u përqendrua edhe te opozita maqedonase e cila sot nuk është prezentë në seancën parlamentare. Gruevski pret që opozita të kthehet në Parlament.

“Jo se nuk kemi gabuar dhe nuk them që gjitha premtimet i kemi realizuar, megjithatë kemi punuar shumë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. Programi i qeverisë është sublimuar nga programet e dy partnerëve qeveritar”, tha Nikolla gruevski.

Sipas tij prioritet do të jetë rritja ekonomike prej 3-6 për qind, 21 për qind rritje të ndihmave sociale, 64 mijë vende të reja të punës.

“Do ta transformojmë vendim, do ta shndërrojmë në ekonomi të bazuar në dije dhe inovacione”, tha Gruevski në rezymenë e programit qeveritarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button