fbpx

Gena rikthehet në muajin korrik me 2 hite të reja

Pasi ndezi fillimin e verës me këngën e tij “Duhet”, këngëtari i njohur shqiptar Gena nuk ka ndërmend të ndalet. Ai radhitet tashmë ndër emrat më të kërkuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore dhe së shpejti për publikun e tij do të vijë me hite të reja. Kështu të paktën ka bërë të ditur menaxheri i tij Enis Fetahu. 

Fetahu ka treguar se Gena në fillim të muajit korrik për publikun do të sjellë befasi të njëpasnjëshme. “Gena veçse i ka përfunduar dy këngë të reja me videoklipe. Ka punuar shumë për këto këngë dhe vërtet janë duke dalë shumë bukur. Besoj që kah fillimi i muajit korrik do të lansohen risitë nga Gena. Shpresoj që edhe nga publiku do të priten mirë.”, ka thënë Enisi.

 

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close