Orav përfaqësohet me zëvendës, ambasada amerikane bojkoton seancën për qeverinë e re

Në mesin e Korit Diplomatik të pranishëm në seancën e parlamentare për votimin e qeverisë së të kryeministrit Nikolla Gruevski, vërehen dy mungesa të rëndësishme.

Në panelin e mysafirëve të lart nga Kori Diplomatik në seancën e sotme nuk është ambasadori amerikan Poll Volers dhe as ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni Aivo Orav.

Ambasada Amerikane në Shkup, konfirmon për Portalb se në seancën parlamentare për votimin e qeverisë së re të Nikolla gruevski, nuk merr pjesë as ambasadori Poll Vollers dhe nuk ka as zëvendësi i tij në këtë seancë.
Ndërkohë, Info qendra e ambasadës së BE, njofton për Portalb se, në vend të Ambasadori Aivo Orav, ne seancën parlamentare, BE-së e përfaqëson Robert Lidëll.

Ky është rasti i parë që Parlamentin e Maqedonisë, gjatë seancës inauguruese të qeverisë mungojnë dy personalitete më të larte të diplomacisë ndërkombëtare të akredituar në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button