fbpx

Arabia Saudite: Sivjet më pak haxhilerë

Autoritetet fetare në Arabinë Saudite miratuan një kërkesë nga qeveria për të reduktuar numrin e haxhilerëve në Haxhin e sivjetmë, për të lejuar punën në zgjerimin e xhamisë së madhe të Mekës.

Vendimi për të reduktuar numrat nga brenda Arabisë Saudite dhe nga jashtë saj, vjen pasi autoritetet e Mbretërisë thanë se po bëjnë të pamundurën që të përmbajnë virusin e ri të ngajshëm me SARS, i cili në Arabi Saudite ka shkaktuar 34 viktima.

Vitin e kaluar, më shumë se 3 milion pelegrinë udhëtuan për në Mekë për të kryer haxhin, pasi të gjithë muslimanët duhet ta kryejnë atë të paktën një herë në jetën e tyre, nëse ata janë të aftë.
Mbreti Abdullah mbart titullin e nikoqirit zyrtar të dy xhamive të shenjta.

Në deklaratat e bëra nga agjencia zyrtare saudite, Këshilli i Lartë Gjyqësor tha se reduktimi në numër i pelegrinëve ishte legjitim për të garantuar sigurinë, ndërsa puna është kryer për të lejuar më shumë pelegrin në të ardhmen.

Deklarata të ngjashme janë bërë nga zyrtarët e lartë në xhaminë e Profetit a.s në Medinë dhe xhaminë e madhe në Mekë.

Arabia Saudite deri tani ka pasur 62 raste të konfirmuara të virusit, një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes, nga i cili 34 pacientë vdiqën.

Këtë vit haxhi do të jetë në tetor, por pelegrinët do të vizitojnë Mekën edhe në korrik, gjatë muajit të agjërimit të Ramazanit. / mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button