Britani, gruaja muslimane vritet për shkak të shamisë

Një grua myslimane e moshës 30 vjecare u perdhunua e më pas u vra. Ngjarja e rëndë ndodhi në Angli. Detektivët vërtetuan se në trupin e saj u gjetën lëndime dhe plagë të shkaktuara me thikë.

Detektivët thonë se besojnë që gruaja e re, me kombësi saudite, u vra brutalisht në një sulm me thika, pasi ajo ishte në shënjestër për shkak të hixhabit të saj.

Ajo ishte një studente 30 vjecare, e cila kishte veshur hixhab, e që për këtë shkak, ajo u therr për vdekje. Ngjarja e rëndë u shënua në një shteg në Colchester.

Policia tha se ajo ndërroi jetë në vendin e ngjarjes për shkak të lëndimeve të fytyrës dhe plagët me thikë në trupin e saj.

Ngjarja u konsiderua si një incident shumë i madh, dhe për më tepër pasi që u zhvillua gjatë ditës dhe jo gjatë natës.

Racizmi ndaj myslimanëve në Angli është në rritje, dhe këtë e konfimojnë rastet e vrasjeve të myslimanëve atje.

Lajme të ngjashme

Back to top button