Gati videoklipi i ri nga Dafina dhe Ledri
Hop hop ylli shqiptar, Ledri Vula, do të publikojë së shpejti videoklip të ri në bashkëpunim me këngëtaren dhe ndoshta tashmë të dashurën e tij, Dafina Zeqirin.
Kënga që besohet se do të titullohet “Got Yr Back” është punuar nga kompania RedBox dhe producentët, BigBangBeats dhe StashBeatz. Videoklipin është duke e punuar Max Production dhe sipas informacioneve bëhet fjalë për një videoklip më ndryshe, me skena hot nga dy protagonistët, Ledri dhe Dafina.
Ledri dhe Dafina konfirmuan bashkimin e tyre muzikor në Videofestin 2014 të mbajtur së fundmi në Gjakovë, ku ata në skenë performuan premierën e klipit të ri.