Iniciativa “Diaspora Invest” sjellë mbi një milion euro në Gostivar

Vetëm brenda muajt qershor në Gostivar janë inauguruar tri investime të realizuara kryesisht nga ana e mërgatës shqiptare. Vlera e përgjithshme e këtyre investimeve ka kaluar 1 milion euro.

Siç raporton gazeta „Koha“ e Shkupit, investime nga ana e mërgimtarëve janë realizuar edhe gjatë periudhës së kaluar dhe ndërlidhen edhe me iniciativën e Qendrës për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, të cilat në bashkëpunim me komunat e rajonit të Pollogut, të përkrahur nga Projekti i “US- AID” për zgjerimin e bizneseve të vogla dhe “Giz Red” kanë nisur iniciativën për tërheqjen e investimeve nga diaspora të titulluar ”Diaspora Invest”.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se si organizatë ombrellë e bizneseve ekzistuese do të asistojnë investitorët e ardhshëm, duke u ofruar informacione për situatën ekonomike, plotësimin e nevojave për fuqi punëtore, përgatitjen e dokumentacionit dhe biznes planit, përmirësimin e zinxhirit të furnizimit si dhe duke ndihmuar në depërtimin e tregjeve të reja, si lokale, ashtu edhe ndërkombëtare.
Rekomandimet dhe konkluzionet nga diaspora në të ardhmen do të shërbejnë si bazë për përgatitjen e aktiviteteve të ardhshme të kësaj iniciative.

Lajme të ngjashme

Back to top button