“Info centar”: Për rastin “Banka e Maqedonisë”, qeveria mbrohet duke sulmuar

Për aferën “Banka e Maqedonisë”, qeveria dhe përfaqësuesit qeveritar mundohet ta transferojnë topin në terrenin e konfrontimit ndërpartiak, ndërsa sipas mënyrës si zhvillohet ngjarjet, reagimet janë sipas parimit të njohur, “sulmi është mbrojtja më e mirë”.

Organizata Joqeveritare “Info centar”, në raportin e saj më të ri për marrëdhëniet me publikun të qeverisë dhe përfaqësuesve qeveritar, vlerëson se qëllimi i vetëm i komunikatave partiake është që të nënvleftësojnë LSDM dhe udhëheqjen e saj, por edhe t’i akuzojnë për korrupsion dhe kriminalitet.

“Analizat, komunikatat, reagimet të prezantuara në media nga qeveria dhe partia qeverisëse, nuk është në drejtim të informimit të qytetarëve, por në drejtim të bindjes së qytetarëve se qeveritarët janë të suksesshëm”, thuhet në raportin e OJQ “Info centar”.

Edhe pse “Banka e Maqedonisë” është rasti i parë i korrupsionit që direkt lidhet me emrin e kryeministrit, qeveria sillet sikur të ishte një rast i parëndësishëm i cili mund të zgjidhte vetëm me padi për shpifje.  “Info centar”, vlerëson se ky veprim i qeveris në mënyrë plotësuese shtonë heshtjen e Prokurorisë Publike, i cili dy muaj pas nxjerrjes së rastit ende nuk është deklaruar se çfarë veprimesh do të ndërmerr në lidhje be aferën “Banka e Maqedonisë”.

Kjo organizatë në raportin e saj, thekson se strategjia e qeverisë është që këtë rast ta shtroj si konfrontim partiak, në vend që të marrë një qëndrim.

“Infocentar”, thotë se mediat pro qeveritare në vend që të informojnë opinionin për ndodhitë me “Bankën e Maqedonisë”, janë munduar që të prezantojnë strategjinë qeveritare për të minimizuar rastin dhe ri dimenzionimin e kritikave në adresë të Opozitës.

Lajme të ngjashme

Back to top button