Maqedonia zgjedh Qeverinë e re, ja emrat final

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të zgjidhë qeverinë e re. Ndërkaq, para dhjetë ditësh, mandatari qeverisës, Nikola Gruevski dorëzoi programin dhe përbërjen e re qeveritare, pas kolicionit me BDI-në.

Në programin e e ri qeveritar që është formuar sërish nga dy forcat që kanë qenë në pushtet edhe mandatine kaluar, si prioritete janë vënë rritja ekonomike, lufta ndaj krimit dhe korrupsiuonit dhe qëllimet gjeo-strategjike integruese të Maqedonisë.

Qeveria e re e Maqedonisë 2014-2018

  1. Ministër i Mbrojtjes – Zoran Jolevski
  2. Ministër i Punëve të Brendshme – Gordana Jankullovska
  3. Ministër i Drejtësisë – Adnan Jashari
  4. Ministër i Punëve të Jashtme – Nikolla Poposki
  5. Ministër i Financave – Zoran Stavreski
  6. Ministër i Ekonomisë – Bekim Neziri
  7. Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave – Mihail Cvetkov
  8. Ministër i Shëndetësisë – Nikolla Todorov
  9. Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Abdilaqim Ademi
  10. Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Dime Spasov
  11. Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Lirim Shabani
  12. Ministër i Kulturës – Elizabeta Kançevska Milevska
  13. Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Ivo Ivanovski
  14. Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Mile Janakievski
  15. Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor – Nurhan Izairi

Zëvendës/kryeministra

  1. I Financave – Vlladimir Peshevski
  2. I Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit- Musa Xhaferri
  3. I Sekretariatit për euro-integrime – Fatmir Besimi

Për ministra pa portofol janë propozuar

  1. Furkan Çako,
  2. Nexhdet Mustafa,
  3. Vele Samak,
  4. Bil Pavlevski,
  5. Xheri Naumov,
  6. Visar Fida
  7. Goran Mickovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button