E rrahu mjekun pasi nuk e lejoji të qëndrojë pranë nënës

Filip Stojanovski pranon se e ka rrahur mjekun Atip Ramadani në Klinikën për Gastroenterohepatologji sepse siç thotë ai, mjeku nuk e ka lejuar të qëndrojë pranë nënës së tij dhe ti ndihmojë derisa i është kryer punkcion të lëngut në stomak, derisa ajo ishte në koma dhe nuk ka mundur të bashkëpunojë me mjekun, shkruajnë mediat në vend.

Stojanovski ka deklaruar se mjekët nuk janë përkujdesur mir për nënën e tij dhe ka kërkuar që të qëndrojë pranë nënës por nuk i është lejuar pas çka Stojanovski sulmon mjekun me grushte.

Pas një ore nëna së tij I është përmirësuar gjendja dhe është lëshuar për mjekim shtëpiak ndërsa Stojanovski është dorëzuar në polici.

Lajme të ngjashme

Back to top button