Libertas: Bekir Asani, një Mijallkov i BDI-së?

Njohës të mirë të situatës në BDI për portalin Libertas, kanë deklaruar se edhe shqiptarët e kanë një njeri të fuqishëm, më saktë një Mijallkov, dhe se ky nuk është lideri i BDI-së Ali Ahmeti as Musa Xhaferi që kishte takime në kafiteri dhe hotele me Mijallkovin.

Njeriu më i fuqishëm në BDI për një kohë të gjatë, sipas burimeve të Libertas, është biznesmeni Bekir Asani, kryetarë i Këshillit të BDI-së në Çair.

Opinioni Asanin e ka njohur nëpërmjet fotografive me ‘tokmak’ në dorë duke e rrëzuar Car Dushanin në Qendër të Shkupit.

Ai është njeri i fuqishëm i BDI-së, ai i udhëheqë tenderët me partnerin e koalicionit, ka edhe forcë për të vendosur për kuadrin politik në parti, por edhe të vendosë se kush do të bëhet e kush jo ministër në qeverinë e Gruevskit.

Asani ishte komandant i UCK-së në Tanushë.

Burime për Libertas thonë se Asani në një kafeteri, i ka bërtitur një ministri në largim duke i thënë se pse nuk ka bërë ashtu siç ka thënë ai. Dëshmitarët thonë se Asani nga nervoza ka gjuajtur me shishen plastike të ujit në shenjë mospajtimi.

Shqiptarët e Maqedonisë e kanë kuptuar se Asani praktikisht zgjidh gjithçka rreth BDI-së, ndërsa Ahmeti dal ngadalë bëhet vetëm figurë në parti, me të cilin njerëzit nga jashtë gjithmonë bashkëpunojnë.

Por bashkëpunëtorët e Ahmetit po tërhiqen dhe pikërisht për shkak të arrogancës së Asanit, të zhgënjyer, por ende janë të qetë për ta kundërshtuar atë publikisht.

Marrëveshja e fundit në Reçicë të Vogël se kush do të bëhet ministër e kush drejtor, edhe përkundër mosmarrëveshjeve të shumta, sërish  është bërë ashtu siç ka vendosur i fuqishmi el komandante Bekir Asani, shkruan Libertas.

Lajme të ngjashme

Back to top button