Një ëndërr e parealizuar

Ëndrra ose vizioni për të qenë dikush është pranvera e jetës, kurse mënyra për të arritur deri te qëllimi i caktuar është tapeti i kuq i shtruar drejt pranverës së jetës.

Jeta është si një udhëtim në tren, shpesh hyp e ybret, ka incidente, ndodhë ndonjëherë të kesh surpriza të këndshme ose jo. Por kjo nuk varet gjithmonë nga vullneti dhe dëshira jonë, shpesh jemi viktimë e rastit ose pre e fatit tonë.

Dikush nga këto persona e konsiderojnë “UDHËTIMIN“ si një shëtitje të vogël, të tjerë gjejnë vetëm trishtim në udhëtimin e tyre, e më pas ka të tjerë të cilët gjithnjë janë të gatshëm për të ndihmuar ato që kanë nevojë, dikush le nostalgji të përhershme… por sido që të jetë kështu është udhëtimi, plot sfida , ëndrra, fantazi, shpresa dhe lamtumira por pa kthim. . .

Në një mëngjes të freskët të një dite të vjeshtës u nisëm për një rrugë të shkurtër por që do të donim ta zgjatnim sa më shumë… atë ditë gjithçka më dukej mbrapsht, edhe rrezet e diellit më dukej se ishin të ftohëta. Një grup njerëzish në një hapësirë të madhe po përgatiteshin për një udhëtim të largët, ishin nisur me shpresën për të gjetur zgjidhjen e enigmës së quajtur “JETË“ , e shumica prej tyre ishin të rinj, të rinj që nuk kishin mundur të merrnin prej jetës atë që e donin edhe atë për arsye absurde. Ajo që vërehej më së shumti atë ditë ishin valixhet e mbushura, të rinjtë me buzën në gaz, dhe me sytë e mbushur me shpresë e lot…

Papritmas e dëgjova njërin tek po psherëtinte dhe pëshpëriste me vete “ah sikur të kisha mundësinë të arsimohesha… ah .. ah“. Koha kaloi por mua mendja më mbeti në ato fjalë, sa shumë po më vriste, sa shumë ndjeja dhimbje që s’mund të bëja diçka më tepër përveç se të ndjehesha ashtu pa zgjidhje, sa shumë po ia kuptoja vlerën asaj që unë po e gëzoja, e sa shumë falenderuese ndjehesha ndaj Zotit. Ndoshta edhe shkaku I ardhjes sime deri aty ishte për këtë qëllim, për ti’a mësuar vlerën asaj që e posedoj, për të qenë falenderuese. E luta Zotin që ti’a mundësojë gjithkujt realizimin e ëndrrave, pa qenë nevoja për të ikur nga atdheu e për të vajtur në tokat e huaja, sepse largimi nga atdheu vret.

Dhe që nga ajo ditë unë mësova se nuk duhet të mendojmë vetëm për ato që nuk I kemi, por duhet të falënderohemi për ata që I kemi, mësova se duhet ti ndihmosh të tjerët, mësova se të jesh human është ndjenjë e veçantë, mësova se humanizmi është ndjenja më e butë dhe njerëzore, mësova se nganjëherë nuk mjafton vetëm të ndjesh por edhe të veprosh. Prandaj bëhu arsyeja e buzëqeshjes së dikujt, nëse asgjë nuk ke për ti dhënë, jepi një lutje deri te Zoti. Dhe mos harro se pas shiut del gjithmonë dielli.

Lajme të ngjashme

Back to top button