TI: Ligji nuk i mbron ata që paraqesin korrupsion

Teksti i Propozim/Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për parandalimin  e korrupsionit nuk është i mirë dhe nuk është përgatitur sipas standardeve ndërkombëtare. Kështu deklaruan nga Transparency Internacional – Maqedoni. Me zgjidhjen e re ligjore, ata që denoncojnë korrupsionin nuk marrin kurrfarë sigurie, as personale dhe as për anëtarët e familjeve të tyre. Nëse duan të kenë siguri, denoncimin duhet ta paraqesin vetëm tek Komisioni shtetëror për parandalimin  e korrupsionit. Nëse denoncuesi nuk mund të dëshmojë rastin e korrupsionit, ai mund të ballafaqohet me probleme ligjore apo të tjera.

“Ai që do denoncojë korrupsionin dhe nuk mund ta dëshmojë atë, do duhet të përgjigjet për atë që ka denoncuar. Ndonëse standardet ndërkombëtare thonë se nëse diçka është denoncuar në bazë të dyshimit, atëherë personi nuk mundet dhe nuk duhet të pësojë asnjë pasojë. Propozim ligji ynë është shumë restriktiv dhe është në drejtim të kundërt me synimet e dokumenteve ndërkombëtare”, deklaroi Slagjana Taseva, Transparency Internacional – Maqedoni.

Si shembull klasik për zgjidhjen e keqe ligjore, Taseva theksoi rastin e “Makedonska Bankës” në të cilën partia politike që denoncoi korrupsionin në marrëveshjen për shitblerjen e bankës, u përballë me padi dhe për momentin, edhe me procesin gjyqësor për shpifje, që sipas Tasevës, është e palejueshme

Lajme të ngjashme

Back to top button