Zvogëlohet numri i fëmijëve të lindur për 1.8 përqind

Numri i fëmijëve të lindur të gjallë në vitin 2013, në krahasim me vitin e kaluar, është zvogëluar për 430 ose për 1,8 për qind. Në strkturën sipas gjinisë, tek fëmijët e lindur të gjallë meshkujt janë me numër më të madh edhe atë 52,3 për qind. gjegjësisht, në 100 fëmijë të gjinisë femërore të lindura të gjalla 109.5 janë meshkuj.

Më së shumti fëmijë të lindur të gjallë janë nga nënat e moshës nga mosha 25 deri në 29 vjeç gjegjësisht 35,5 për qind, pastaj pasojnë nënat nga mosha 30-34 me 26 për qind, madje nënat nga 20-24 me 22,2 për qind…Mosha mesatare e të ëmave gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve është 28,4 vjeç, ndërsa 26,6 vjeç të lindjeve të para, gjegjësisht rritje e vogël në krahasim me vitin e kaluar. Viti i gjeneratës i lindjes së të ëmës e cila paraqitet si më frekuentuese gjatë lindjes së fëmijës është viti 1985.

Në vitin 2013 janë regjistruar 25 fëmijë të lindur të gjallë nga të ëmat të moshës nën 15 vjeç.

Numri i fëmijëve të lindur të gjallë jashtëmartese është 2.625 fëmijë, ose 11,3 për qind.

Lajme të ngjashme

Back to top button