Bundchen do dorëzojë trofeun e kupës së botës?

Gisele Bundchen do të jetë ajo që do t’i dorëzojë trofeun skuadrës fituese të botërorit më 13 korrik. 

Sipas raportimeve të mediave braziliane supermodelja 33-vjeçare do të zëvendësojë në këtë rol presidentin e vendit Dilma Rousseff. Kjo e fundit është vendosur në qendër të kritikave të protestuesve muajt e fundit për shpenzimet marramendëse për organizimin e kompeticionit.

Në vitin 2010 në botërorin e Afrikës së Jugut ishte vetë presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ai që i dorëzoi Iker Casillas trofeun, por i vendosur në qendër të akuzave për korrupsio duket se Blatter do të heqë dorë nga dorëzimi i trofeut.

A do ta dorëzojë vërtet Bundchen? Kjo mbetet për t’u parë më 13 korrik në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button