Djegia e kalorive me konop

Me vetëm 15 minuta kërcime të konopit mund të djegin madje edhe 200 kalori. Ndërkaq numrin dhe ritmin e kërcimeve vetë e përcaktoni me ndryshimin e shpejtësisë së konopit.

Ngrohja

Kërcimi me konop është ushtrim i shkëlqyeshëm për ngrohjen dhe përmirësimin apo mbajtjen e kondicionit. Për këtë qëllim, mjafton që çdo ditë të kërceni me konop dy deri në pesë minuta.

Ushtrim me konop-1
Ushtrim me konop-1

Muskujt dhe shpina

Ushtrimin fillojeni në atë mënyrë që të shkelni konopin, ndërkaq skajet e tij mbajini në duar të tendosura. Pastaj bëjeni rrotullimin në anën e majtë dhe në anën e djathtë në mënyrë alternative. Në këtë mënyrë i shtrëngoni muskujt e shpinës dhe muskujt e shtatit.

Ushtrim me konop-2
Ushtrim me konop-2

Çerdhja e përparme

Me njërën këmbë shkelni konopin, ndërsa skajet e tij mbajini në duar para vetes. Pastaj bëjeni një hap para, duke hapur duart anash, pas shpine. Kështu do të forconi pjesën e parë të kofshëve.

Ushtrim me konop-3
Ushtrim me konop-3

Prapanica

Qëndroni vertikalisht dhe me duar të shtrira, mbajeni konopin para vetes. Pastaj merrni pozitë të ulur, kështu që duart akoma të jenë të shtrira përpara. Me kërdhokulla tërhiquni prapa, ndërkaq me trup përpara. Në këtë mënyrë do t’i bëni më të forta muskujt glutealë.

Ushtrim me konop-4
Ushtrim me konop-4

Kofshët

Qëndroni vertikalisht me duart afër trupit. Bëjeni një hap të gjerë, ngrini duart mbi kokë dhe uluni galiç. Me këtë ushtrim i forconi muskujt e kofshëve.

Ushtrim me konop-5
Ushtrim me konop-5

Muskujt e barkut

Pozita fillestare e këtij ushtrimi është mënjanimi anash, ndërsa duart t’i mbani të shtrira lart, anash dhe mbajeni konopin. Pastaj bëjeni mënjanimin majtas dhe djathtas, në mënyrë alternative. Ky ushtrim është i dobishëm për forcimin e muskujve të barkut.

Ushtrim me konop-6
Ushtrim me konop-6

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button