Menstruacionet e çrregullta, pse ndodhin, a mund të shkaktojnë cistë në vezorë?

Secila femër, së paku një herë gjatë jetës, është ballafaquar me menstruacione të çrregullta. Pse vjen deri tek ky fenomen?

Mjekët sqarojnë shkaku i vonesës së menstruacioneve fshihet në mungesën e ovulacionit në ciklin menstrual, gjë që mund t’i ndodhë çdo femre kohë pas kohe. Shfaqja e cistës në vezorë është pasojë e kësaj ndodhie.

Ovulacioni në fakt është spërkatje e folikulës, rrespektivisht cistës me dimenzione rreth 22mm (sa është ajo në atë moment) brenda së cilës është pjekur vezori. Në qoftë se kjo nuk ndodh me kohë, ai folikul nuk spërkatet por shndërrohet në të ashtuquajturën cistë folikulare, e cila zakonisht rritet edhe pak dhe arrin dimenzionin 3-5cm. Nëse brenda cistës folikulare shfaqet edhe gjakderdhje, gjë që ndodh shumë shpesh, atëherë përmbajtja e cistës në kontrollin me ultrazë duket si “marimangë”. Nëse cista rritet shpejtë, mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e vezorëve, edhepse vezori është i rrethuar me fishek të fortë mbrojtës, të cilën rritja e shpejtë e cistës e rëndon dhe kjo gjë shkakton dhimbje.

Nëse edhe juve ju mundojnë problemet që kanë të bëjnë me çrregullimet menstruale ose cistën, ju këshillojmë që të drejtoheni tek gjinekologu.

Lajme të ngjashme

Back to top button