Kroacia e “shkatërron” Kamerunin

Kroacia ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në fazën tjetër të grupeve duke e mundur Kamerunin me rezultat 4-0. Por, kroatët kanë punë me Meksikën të cilën duhet ta mposhtin për t’u kualifikuar tutje.

Kroacia e ka mundur me rezultat të thellë Kamerunin, duke bërë kështu një hap të madh drejt kualifikimeve për fazën tjetër të Botërorit.

Sigurisht, ndeshja Kroacia – Meksika do të jetë një derbi pasi që kroatët duhet ta fitojnë këtë takim për t’u kualifikuar tutje, kurse Meksika shkon edhe me një barazim.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar në fillim por Kroacia ktheu rezultatin në të mirë të tyre shumë shpejt.

Kroatët duke festuar
Kroatët duke festuar

Oliç shënoi në minutën e 11.

Por, në minutën e 40 gjërat u vështirësuan për Kamerunin pasi që Song goditi pa asnjë arsye me grusht për t’u përjashtuar nga ndeshja me karton të kuq.

Pjesa e dytë kaloi me dominim të kroatëve.

Perishiç shënoi në minutën e 48-të, kurse pas tij erdhën dy gola të Mario Mandxhukiç (61,73).

Në xhiron e fundit të grupit A, Kroacia takohet me Meksikën kurse Brazili me Kamerunin.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button