Reportazhë e A1 Report, çfarë ndodhi në Lazarat në ditën e katër të aksionit (VIDEO-FOTO)

LAZARAT – Vijon të mbetet e tensioniar situata në Lazarat në ditën e katërt të aksionit antikanabis, ku kanë rifilluar sërish të shtënat në orët e mbrëmjes mes policisë dhe trafikantëve të fshatit famëkeq.

Mësohet se në orët e mbrëmjes policia ka ndërmarrë nismën të futet në pjesën veri-perëndimore të fshatit të Lazaratit duke ngushtuar kështu rrezen e rrethimit ndaj bandës së trafikantëve, me qëllimin që gjatë aksionit të mos ketë gjakderdhje.

Sipas gazetares së A1 Report Jerola Ziaj, e cila ndodhet në fshatin e Lazaratit për të përcjellë në kohë reale për teleshikuesit gjithçka ndodh, policia ka intensifikuar aksionin ku policia pritet t’i drejtohet qendrës së Lazaratit, ndërsa ky intensifikim do të vijojë përgjatë gjithë mbrëmjes. Të shtënat raportohen se vijojnë të jenë si nga kriminelët ashtu edhe nga policia, ndërsa deri më tani nuk raportohen të lënduar. 

Po ashtu mësohet se policia ka lokalizuar një snajper në pjesën perëndimore të Lazaratit, ndërsa vijojnë kontrollet në çdo sektor të fshatit. Ditën e sotme, në njoftimet për shtyp policia dhe banorët e Lazaratit janë konfrontuar lidhur me listën e personave të shpallur në kërkim, ku sipas një pjese të banorëve, emrat e tyre në këtë listë janë gabimisht pasi sipas tyre ata janë të pafajshëm.

Ndërkohë nga ana e saj policia ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në banesat e tyre si dhe të bashkëpunojnë për verifikimet procedurale të tyre. Po ditën e sotme gjatë kontrollit të ushtruar në 7 banesa në fshatin e Lazaratit  janë sekuestruar 1.5 ton kanabis sativa dhe janë asgjësuar 2000 rrënjë bimë narkotike hashash.

Sipas policisë gjatë kontrollit në këto banesa, krahas lëndës narkotike, janë sekuestruar edhe 3 armë zjarri automatikë, 1 armë gjahu çifte si dhe një sasi e konsiderueshme municioni. Po ashtu ditën e djeshme policia, gjatë kontrollit të ushtruar në 30 banesa të zonës, zbuluar 11.3 ton kanabis si dhe janë asgjësuar 70 rrënjë bimë narkotike.

Pavarësisht situatës së tensionuar në fshatin e Lazaratit, policia ka përsëritur se 1000 trupat speciale të efektivëve blu nuk do të ndalojnë aksionin e ndërmarrë antikanabis, deri në momentin e asgjësimit të gjithë lëndës narkotike si dhe arrestimin e personave përgjegjës për sulmet me armë ndaj policisë. 

Policia: Në 30 banesa kapen 11.3 ton kanabis dhe asgjësohen 70 mijë rrënjë
Rreth 1000 forca speciale të vendosura në Lazarat prej 4 ditësh në aksionin antidrogë të Policisë së Shtetit asgjësuan gjatë ditës së djeshme rreth 70 mijë rrënjë kanabis dhe sekuestruan  11 ton e 300 kg kanabis sativa.
 
Policia, në këtë aksion ka depërtuar në brendësi të fshatit ku ka ushtruar kontroll në rreth 30 shtëpi të zonës…dhe ka zbuluar në to sasi të konsiderueshme bime narkotike të kultivuzara, boce kanabisi si dhe makineri për presimin e lëndës narkotike.
 
Thuajse gjatë gjithë operacionit të forcave të policisë grupi kriminal i trafikantëve, ka vijuar të qëllojë me armë nga brendësia e Lazaratit në drejtim të policisë. Një grup, i cilësuar nga ministri Tahiri por dhe kryepolici Didi si grupi që mban “peng” fshatin e Lazaratit.

Arrestohet një i kërkuar që fshihej në Lazarat, dyshohet se ka qëlluar ndaj policisë
Ndërkohë në orët e mbrëmjes strukturat e policisë arrestuan një person të shpallur në kërkim, të dënuar me 7 vite burgim burgim për prodhim e shitje narkotikësh. Tonin  Shehaj 31 vjeç  nga Mallakstra, ishte strehuar në Lazarat dhe u ndalua teksa po tentonte të dilte nga fshati. Ai është paraqitur me tjetër identitet para policisë, ndërsa dyshohet se mund të jetë pjestarë i grupit të trafikantëve që kanë qëlluar me armë në drejtim të forcave të policisë.
 
Prona e Gate Mahmutajt dhe vila e të vëllait, të shndërruara në laborator droge
Ndërkohë, një labortaror i përpunimit të lënds narkotike është gjetur në shtëpinë e vëllait të gate Mahmutajt, tashmë të vetëdorëzuar në polici, i dyshuar si kreu i grupit të trafikantëve që qëllojnë kundër policisë. Në këtë banesë të shëndërruar në një laborator të vërtetë, policia gjeti një sërë pajisjesh, sasi të konsiderueshme lëndësh nakotike, si dhe u gjetën të kultivuara bimë kanabis sativa. 

Ambjentet e mbrëndshme të laboratorit,Lazarat
Ambjentet e mbrëndshme të laboratorit,Lazarat

Laboratori është gjetur në pronat e Gate Mahmutaj të vëna nën kontroll nga forcat e policisë gjatë ditës së djeshme. Vëllai i tij, Kujtim Mahmutaj është shpallur në kërkim nga policia. 

Ambjentet e mbrëndshme të laboratorit,Lazarat
Ambjentet e mbrëndshme të laboratorit,Lazarat

1000 forca speciale në terren
Në terren u angazhuan rreth 1000 forca policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë. Po ashtu janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të Drejtorive të Policisë së Qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës etj.  Këto forca janë të mbështetura nga mjete të posaçme. 

Gjatë aksionit të policisë në Lazarat
Gjatë aksionit të policisë në Lazarat
Gjatë aksionit të policisë në Lazarat
Gjatë aksionit të policisë në Lazarat

Asgjësohen 70 mijë rrënjë kanabis dhe mbi 11 ton marijuanë
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mudësuar asgjesimin e rreth 70 mijë rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 11 ton e 300 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 2 laboratorë përpunimi të bimëve narkotike, si dhe sasi të kosniderueshme municioni.
Shërbimet e Policisë së Shtetit do të vijojnë operacionin e ndërmarrë gjatë këtyre ditëve deri në përmbushjen e plotë të objektivave të vendosur.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për një luftë pa kompromis kundër drogës. Në sajë të masave të ndërmarra dhe operacioneve policore të zhvilluara vetëm gjatë 10 ditëve të fundit është bërë e mundur kapja e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike:
·         Heroinë                 22 kg 326.4 gr
·         Kokainë                 7 kg 102.8 gr
·         Marijuanë             mbi 12 ton e 300 kg, ku në Lazarat sasi e kapur e asgjesuar është mbi 11 ton e 300 kg.

Lazarat
Lazarat

Po ashtu janë asgjesuar mbi 106.000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa dhe fidanë kanabis sativa, ku rreth rreth 70.000 mijë rrënjë janë asgjesuar në fshatin Lazarat. 

Lazarat
Lazarat

 

Lajme të ngjashme

Back to top button