Ura rrezikon të shembet prej drynave të dashurisë

Pont des Arts, një nga urat më të famshme në Paris, rrezikon të shembet prej peshës së mijëra “kyçeve të dashurisë”.

Të dashuruarit kanë filluar ta “pushtojnë” urën që në vitin 2008, duke i vendosur aty “kyçet” e tyre për një dashuri të përjetshme, ndërsa çelsat i hedhin në lumë.

Ura, e cila përdoret vetëm nga këmbësorët, u ndërtua nga Napoloni në vitin 1807.

Lajme të ngjashme

Back to top button