Familja Zeqiri nga Radishani është në krizë

Familja Zeqiri nga Radishani pas sulmeve të njëpasnjëshme po ballafaqohen me një krizë financiare pasi që tani më disa muaj ata nuk merren me biznesin e tyre privat shkaku që ruajnë familjen dhe shtëpinë.

Semi Zeqiri bën të ditur për Portalb se tani më tre muaj ata nuk janë duke punuar shkaku i frikës ta lënë familjen vetëm.

“Sulme të drejtpërdrejta nuk kemi pasur po sillen mblidhen para shtëpisë tonë, bërtasin, bëjnë zhurmë, thjesht pengojnë dhe nuk kemi rehati në shtëpinë tonë. I ftoj të gjith ata qe mendojnë se  e kemi lehtë që ta kalojmë një natë këtu dhe ta shohin se në çfarë stresi jemi”, tha për Portalb  Zeqiri.

Ai shtoi se natën që ndodhën protestat në Gjorçe Petrov, janë mbledhur shumë makina para shtëpis së tyre dhe se tërë natën nuk kanë fjetur nga frika.

“Natën kur kishte protesta në Gjorçe, para shtëpisë tonë u mblodhën plot makina, bënin shumë zhurmë dhe nuk largoheshin, ishim të tmerruar, s’kemi mbyll sytë tërë natën”, tha Zeqiri.

Sa i përket sigurimit nga policia dhe premtimeve që i dha kryetari i komunës së Butelit, Zeqiri shtoi se polici nuk ka fare aty madje edhe ato kamerat për çështje siguria që u premtoi kryetari i komunës nuk e din se a janë vendosur.

“Polici s’ka pasur këndej pari madje nuk e dimë edhe as a janë vendosur kamerat ashtu siç premtoi kryetari. Por edhe  pot ë vendosen nuk ma merr mendja që do zgjidhet ndonjë gjë. Ne kishim incizimet në kamerën tonë të shtëpisë dhe asgjë nuk u bë, askush nuk morri përgjegjësinë për sulmet që na u bënë, madje dyshoj se edhe do ta merr dikush në të ardhmen”, për Portalb  Zeqiri i cili fton edhe ndërkombëtarët që të intervenojnë në zgjidhjen e këtij problem.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), bëjnë të ditur se ende është duke u punuar në zbardhjen e sulmeve që ndodhën kohë më parë në lagjen Radishani të komunës së Butelit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button