Edhe Kili deklason Spanjën

Pas humbjes së thellë nga Holanda kësaj radhe edhe kombëtarja e Kilit ka arritur të mposht kombëtaren spanjolle me rezultat 2-0.

Vetëm pas 20 minutave lojë, Kili kaloi në epërsi me anë të Eduardo Vargasit.

Kili thuajse gjatë gjithë pjesës së parë tregoi lojë të shkëlqyer, kurse Spanjën nuk e pamë as edhe një minutë atë Spanjën që ishte para disa viteve.

Në minutën e 43 Kili nuk  fali, zhfrytëzoi rastin për të dyfishuar rezultatin me anë të Charles Aranguiz.

Në pjesën e dytë Spanja nuk ishte askund në nivel të lojës duke rrezikuar shumë pak portën e latinëve.

Me këtë humbje për Spanjën merr fund gjithçka dhe përshendetet me këtë Botëror./Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button