Holanda gati për kualifikim, mundi edhe Australinë

Pas fitores bindëse me Spanjën , Holanda ka fituar edhe ndeshjen e dytë me Australinë me rezultat 3-2. Megjithatë për “tulipanët” përballja me Australinë nuk doli të jetë aspak e lehtë.

Robben shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20. Vetëm një minut më pas, Cahill barazoi në 1-1 me një gol spektakolar.

Në startin e pjesës së dytë, “kengurët” shënuan edhe njëherë nëpërmjet penalltisë të Jedinak. Van Persie barazoi në 2-2 në minutën e 58.

Depay doli të jetë shpetimtari i Holandës duke shënuar gol të bukur në minutën e 68 për fitoren e radhës.

Holanda ka 6 pikë në grup duke siguruar kualifikimin në raandin tjetër, ndërsa Australia eliminohet pas humbjes të dytë

Lajme të ngjashme

Back to top button