Sveçla: Më ndaluan në kufi, shërbimi sekret Maqedon më cilëson si persona non grata

Xhelal Sveçla, tashmë drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ka konfirmuar përmes rrjetit të tij social Facebook se autoritetet maqedonase ia kanë pamundësuar hyrjen atij në Maqedoni, shkruan Infoglobi.

“Sapo me kthyen nga kufiri që ndan Kosovën me Maqedoninë. Shërbimi sekret Maqedon më cilëson si persona non grata”, ka shkruar Sveçla, në Facebook. Më pamundësuan që të përfaqësoj komunën e Prishtinës në akademinë përkujtimore kushtuar Arbnorit në Sllupqan të Kumanovës. Në anën tjetër të Kosovës ministri i Serbisë vendos barrikada mbi urën e Ibrit. Shtet o shtet” shkruan ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button