Prapanica lakuriqe në dritare, shkaktoi aksident zinxhiror në rrugë (Video+18)

Disa makina u ndeshën me njëra-tjetrën, pasi shoferi i parë e largoi shikimin nga rruga për ta parë një femër që rrezitej lakuriq në dritare.

Kjo femër kishte vendosur ta shfrytëzonte ditën me diell. U zhvesh lakuriq, këmbët i vuri jashtë dritares, ndërsa shihej paksa edhe prapanica e saj.

Ajo është xhiruar në Vjenë, nga studenti Gregory Shakaki, raporton Daily Mail.

“Kur e kam parë, mu duk sikur më ra dielli në kohë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Pas aksidentit, shoferi i parë ka thënë: “Më falni, isha i shpërqendruar”!

Rruga për një kohë mbeti e bllokuar, derisa nuk arriti policia. Pastaj, femra u zhduk nga dritarja.

Por, pos në Vjenë, vëmendja e kalimtarëve, e sidomos lojtarëve, u shpërqendrua nga një femër tjetër. Ajo është xhiruar në ballkonin e hotelit Royal Tulip në Rio të Brazilit, pikërisht ku qëndron reprezentacioni i Anglisë. Kjo ka shqetësuar anglezët, meqë WAGs (zhargon për gratë dhe të dashurat e lojtarëve), janë ndaluar të shkojnë në Brazil për të mos shpërqendruar lojtarët e kombëtares. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button