Emre Belozoglu dënohet me 2 muaj burg

Vendimi i Gjykatës të Stambollit është me kusht.

Mesfushori i Fenerbahçes, Emre Belozoglu është dënuar me 2 muaj e 2 javë burg edhe pse vendimi i Gjykatës të Stambollit është me kusht.

Ish-lojtari i Interit dhe Atl. Madrid akuzohet për kore raciste gjatë një ndeshje të kampionatit turk në vitin 2012.

Belozoglu pati ofenduar Didier Zokora të Trabzonspor me fjalët “zezak i ndyrë”. Kjo nuk është hera e parë që 33-vjeçari është protagonist i të tillave ngjarjeve pasi dhe në kohën kur luante për Newcastle është pezulluar po për kore raciste./Supersport/

Lajme të ngjashme

Back to top button