Fazliu duhet të paguaj 500 mijë denarë për prishjen e imazhit të Blerim Bexhetit

Gjykata Themelore Shkupi 2 rreth padisë së ngritur të ish ministrit të Drejtësisë Blerim Bexheti kundër deputetit të PDSH-së Bekim Fazliu, ka vendosur në favor të Bexhetit.

Vendimi i referohet një seri sulmesh nga ana e deputetit Fazliu, të cilën ai e filloi më 24 qershor vitin e kaluar, në të cilën ai paraqet të pavërteta për pjesëmarrjen e Bexhetit në shpërndarjen e lëndëve narkotike në diskotekën”Sheri” në Shkup.

‘Blerim Bexheti ishte kapur gjatë shpërndarjes së lëndëve narkotike në një diskotekë të Shkupit’, duke shtuar edhe koment personal: ‘Pra çka ka lidhje, njeriu është ministër, ai është nga BDI-ja, mund të bëjë çfarë dëshiron: Ne shqiptarët përsëri do të votojmë për të’.

Fazliu, sipas kumtesës, këto sulme i ka vazhduar edhe në tribunën parlamentare, duke akuzuar ministrin Bexheti se ka marrë pjesë në shitje të drogës”.  Ministri Bexheti, që atëherë kishte konfirmuar se ishte i pranishëm në diskotekë, por mohonte çdo lidhje me ngjarjet në të cilat ka qenë e përfshirë policia.

Gjykata Themelore, Shkup 2, madje thekson se edhe pse paditësi kërkoi falje publike nga e të pandehurit, nuk ka ardhur deri tek ajo dhe prandaj sipas të gjitha provave të cilat janë marrë parasysh gjatë procedurës, Gjykata ka vendosur se i pandehuri në më shumë raste dhe me qëllim që ta dëmtojë reputacionin dhe nderin e paditësit ka paraqitur fakte të pavërteta të cilat janë të dëmshme për nderin dhe reputacionin e tij personal.

Aktgjykimi është me vlerë prej 500.000,00 denarë pa shpenzime gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button