Komuna e Strugës apelon të denoncohen taksi veturat e palicencuara

Komuna e Strugës fillon me një fushatë sensibilizimi sa i përket shfrytëzimit të shërbimeve taksi në territorin e Komunës së Strugës.  Nëpërmjet një fushate publicitare nëpër mediat lokale u bëhet thirrje qytetarëve të Komunës së Strugës për denoncimin e taksive të palicencuara.

“Komuna e Strugës, për arsye të sigurisë tuaj dhe fëmijëve tuaj gjatë transportit dhe udhëtimit me taksi, Ju lutemi shfrytëzoni veturat autotaksi me logon e komunës, si dhe me shiritin me katrorë verdhë e zi. Ju lutemi kini kujdes! Në qarkullim janë taksistë që punojnë në të “zezë”, në kundërshtim me ligjin. Këto automjete mund të jenë teknikisht jo të rregullta dhe rrezikojnë jetën tuaj. Këta shoferë mund të jenë të dhunshëm, në gjendje të dehur apo të paaftë psiqikisht dhe fizikisht për ta kryer këtë shërbim. Të gjitha këto parregullsi denoncojini në polici , në numrin e telefonit 192 dhe në Inspektoriatin e Komunës së Strugës në numrin 076-446-600”, apelojnë nga Komuna e Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button