Mehmeti i shqetësuar për torturën dhe mbipopullimin në burgun e Idrizovës

Tortura, mbipopullimi, mungesa e higjienës, ushqimit të keq dhe kujdesin e duhur shëndetësor në burgun e Idrizovës, janë vetëm një pjesë e gjendjes që i ka konstatuar avokati i popullit Ixhet Memeti në raportin vjetor për vitin 2013.

“Gjendja po përkeqësohet. Në këtë raport është konstatuar edhe kufizim i të drejtës për liri të lëvizjes, kryesisht tek komuniteti rom në kalimet kufitare në Maqedoni. Është vërejtur edhe trajtimi joadekuat i kryetarëve të komunave ndaj punëtorëve me përkatësi tjetër politike. Janë shqetësuese edhe dukuritë e humbjes së gjërave në Agjencinë për Kadastër, bllokimi I llogarive të qytetarëve, dhuna ndaj fëmijëve, dhuna familjare etj”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Back to top button